Daneva: Të hënën do ta shqyrtojmë vendimin për rastin “Target-Fortesa”

Kryetarja e Këshillit të Gjykatësve Vesna Daneva në një deklaratë me shkrim për mediat thekson se të hënën do ta shqyrtojë vendimin e fundit për rastin “Target-Fortesa” dhe më pas do të njoftohet opinioni.

Marketing

“Për shkak të faktit se mbrëmë kuptova nga mediat për këtë rast, në kuadër të kompetencave të mia të hënën do të ndërmarr veprime, ndërsa Këshilli Gjyqësor në kuadër të kompetencave ligjore do ta shqyrtojë rastin. Vë në dukje se Këshilli Gjyqësor nuk ka kompetenca të vlerësojë një vendim gjyqësor, por ka kompetenca ta konstatojë gjendjen gjatë procedurës në kuptim të veprimit”, theksohet në reagimin e Danevës.