Mbrojtësi brazilian rikthehet për një aventurë të dytë në stadiumin “Camp Nou”.
Gjigandi katalunas Barcelona dhe mbrojtësi brazilian Dani Alves kanë arritur një marrëveshje në mënyrë që lojtari t’i bashkohet ekipit të parë për pjesë e mbetur të sezonit 2021/22.
Alves do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje që nga java e ardhshme, por nuk do të mund të paraqitet deri në muajin janar.
“Blaugranët” do të bëjnë zyrtare të gjitha detajet në prezantimin e Dani Alves si lojtari më i ri Barcelonës.
Konfirmimin e Barcelonës e gjeni më poshtë.