Dani tregon kur do ta fejon djalin dhe çfar dasme do ti organizojë (video)

Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi-Dani në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” tregoi se djalin e tij, Andin do ta fejojë të dielën që vjen.

Marketing

Ai tregoi se fejesa e djalit do të bëhet në Belgjikë, pasiqë vajza, të cilën e do djali i Danit jeton në Belgjikë. Ai tha se nuk ia prishë dëshirën djalit, që të fejohen në Belgjikë. Këngëtari më tutje tregoi se fejesa e djalit do të bëhet në një ambient të rrethuar prej 50-60 personave.

Dani i uroi Andit dhe Dafinës fejesën, derisa foli pak edhe për dasmën që do ta bëjë për djalin. Këngëtari i mirënjohur tha që nuk kish pasë dëshirë që dasma e djalit të dalë nëpër media dhe shtoi që nuk do të lejojë që brenda dasmës të bëhen xhirime.

Dani më tutje tregoi që në dasmën e Andit nuk do të ketë alkool, gjë për të cilën tha se do t’i informojë të gjithë të ftuarit.

Ai shtoi se do të bëjë diçka që nuk e ka bërë akush, derisa tha se për muzikë do ta caktojë vetëm një këngëtar. Ndryshe, projekti i fundit i Danit është bashkëpunimi me Faton Isufin “Shko”, i publikuar para katër ditësh./21Media