Danillovski: Deri në muajin maj, vendi mund t’i thotë lamtumirë koronës!

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të numrit të rasteve të reja me variantin Omikron dhe Fluron që është kombinim i gripit sezonal me virusin korona, ekspertët thonë se përhapja e tij nuk duhet të krijojë shqetësim tek popullata. Fakti që ky variant nuk jep komplikime të rënda shëndetësore, sipas ekspertëve është arsyeja që ky hov të mos merret me panikë.

Epidemiologu Dragan Danillovski thotë se Maqedonia duhet të ndjek modelin e Suedisë, dhe jo të mbyllet tërësisht siç kanë bërë shumë vende të Evropës.

Marketing

“Të moshuarit dhe ata mbi 70 vjeç, po ashtu dhe ata me sëmundje kronike të tërhiqen, të strehohen, të izolohen 1 muaj 2, të mos kenë kontakt me anëtarët më të ri të familjes. Të gjithë të tjerët, duhet të infektohen sa më shpejtë, të mos i jepet virusit kohë që qarkullimi i tij i shpejtë të sjellë mutacione tjera. Të mos ketë më izolime të atyre që janë asimptomatik, ata le të shkojnë në punë. Të mos testohen personat e shëndoshë por vetëm ata të cilët japin shenja serioze për pasqyrë të rëndë klinike”, deklaroi Dragan Danillovski.

Profesori Danillovski parashikon me optimizëm, që variant Omikron është përmbyllje e pandemisë.
“ Mendoj se për një muaj, le të jetë edhe dy javë tre praktikisht do të vjen deri në kulmin e kësaj vale me Omikron dhe pas kësaj pritet rënie e pa shmangshme e rasteve dhe përfundimisht do të shohim fundin e tregimit të koronës në Maqedoni. Unë parashikova se kjo do të ndodh në mars por ja po jap parashikim le të jetë muaji Maj , dhe për çdo rast presim pranverë të këndshme dhe verë të qetë”, pohoi Dragan Danillovski..

Deri më tash në vend rreth 50 persona janë të infektuar me Omikron dhe fluron – kombinim i koronës me gripin sezonal. Periudhës së ardhshme, pritet që varianti Omikron të jetë dominant në Maqedoni.

Marketing