Danimarka ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Francës.
2:1 danezët mposhtën Francën në ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Fillimisht ishin në epërsi francezët, pas supergolit të shënuar nga Karim Benzema në minutën e 51` të ndeshjes.
Por, Danimarka u rikthyen, ishte Comelius që barazoi në minutën e 68`, shkruan lajmi.net.
I njëjti sërish shënoi për danezët, një supergol në minutën e 88` të ndeshjes, për rezultatin 2:1.
Franca në anën tjetër kishin mundësi, por nuk i konkretizuan ato.
Kështu Danimarka me këto tri pikë, gjendet në pozitën e dytë, ndërsa Franca në vendin e tretë në ligë A, grupin 1.