Danimarka ka shënuar fitore bindëse ndaj Rusisë.
Danezët fituan me rezultat 1 – 4 dhe u kualifikuan në fazën tjetër të “Euro 2020”.Damsgaard hapi serinë e golave pas asistimit të Hojbjerg (38′).
Poulsen përfitoi nga një gabimi trashanik i mbrojtësit dhe dyfishoi epërsinë (59′).
Rusia filloi këndelljen duke u kthyer në lojë për Dzyuba që shënoi nga pika e bardhë (70′).
Mirëpo, Andres Christensen nuk lejoi befasi duke realizuar një supergol nga distanca (79′).Goditjen përfundimtare Rusisë, ia dha Maehle pas tre minutave (82′).
Me këtë fitore dhe humbjen e Finlandës nga Belgjika, Danimarka kualifikohet tutje nga pozita e dytë, derisa Rusia eliminohet nga “Euro 2020”