Danimarka rivendos përkohësisht kontrollin kufitar me Suedinë

Danimarka do të rivendosë përkohësisht kontrollet në kufijtë e saj me Suedinë, pas një sërë krimesh të dhunshme në Kopenhagë për të cilat autoritetet daneze theksojnë se janë kryer nga autorë me origjinë suedeze.

Marketing

Kontrollet gjashtëmujore, duke filluar nga e marta, do të bëhen në urën Oresund mes Kopenhagës dhe qytetit suedez të Malmos dhe gjithashtu në portet e trageteve.

Që nga shkurti, në Kopenhagë ka pasur 13 shpërthime. Autoritetet besojnë se një shpërthim i 6 gushtit në Agjencinë e Taksave të Danimarkës “u krye nga kriminelët që kishin kaluar kufirin nga Suedia. Dy shtetas suedez janë në paraburgim”.

Ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup, është shprehur se një vrasje e dyfishtë e 25 qershorit, ku dy shtetas suedez u qëlluan për vdekje në periferi të Kopenhagës, ka qenë një përballje midis bandave nga Suedia”.
Të shtunën, një djalë 15 vjeçar u qëllua për vdekje dhe një adoleshent tjetër u plagos rëndë në Malmo.