DAP: Bllokohen xhirollogari të disa firmave, keqpërdorën ndihmën për paga të puntorëve

Mjete finansiare shtesë janë paraparë me qëllim që  kompanitë ti mbajnë puntorët gjatë pandemisë me covid 19. Është miratuar ligji për përkrahje financiare të pundhënësve për pagimin e rrogave për muajt teteor, nëntor dhe dhjetor, respektivisht është dhënë ingjeksion financiar prej 70 milion eurosh.

Marketing

Kompanitë mund të përfitojnë 21 mij e 776 denarë në varësi nga rënia e të ardhurave. Kërkesa parashtrohet deri tek DAP më së voni deri në datë 10 të muajit dhe në afat prej tre ditësh kompanitë do marrin përgjigje se a është pranuar kërkesa.

Janë parashkiuar disa kushte si psh të ardhurat e përgjithshme të jenë zvogëluar për më së paku 30 %, të mos ulet numri i të punësuarve, të mos ndahen dividenda për sukses dhe më shumë se 10 % nga të punësuarit të mos paguhen mbi 2000 euro.

Për ata  që nuk do të respketojnë kushtet janë paraparë dënime.

“Për të gjitha kompanitë që nuk kanë paguar ndihmë shtetërore të punësuarve të tyre ndërsa të njejtën e kanë marrë, sepse gjatë tërë kohës bëheshte up date lista, dhe  pas thirrjes publike një pjesë e kompanive ua paguan rrogat puntërëve, nga DAP ishte bllokuar xhirollogaria e kompanive sepse tek një pjesë e këtyre kompanive janë tërhjekur mjete dhe ato janë zhbllokuar, ndërsa një pjesë e tyre edhe më tej janë të bllokuara” – tha Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.

Të holla do të ketë edhe për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe kësaj rradhe në vend të kartelave për blerjen e prodhimeve vendore do të përfitojnë mjete në xhirrollogaritë e tyre.

Kompetentët thonë se ka mekanizma që garantojnë se do të blihen prodhime vendore.

“Bankat do të jenë të autorizuara për shfrytëzuesit adekuat në pjesën  e realizimit të mjeteve nga marrja e tyre deri në fund të vitit, të japin raport për fitimin që e realizojnë për prodhimet vendore  dhe sa është realizimi i tyre. Idea është që masat të targetohen  dhe të jenë më praktike për qytetarët, që ata të mos  presin rradhë të gjata sepse jemi në valën e dytë të përhapjes së ‘Covid 19’” – tha Ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Një pjesë e ligjeve për implememntimin e pakos të katër të masave janë veçmë të miratauara, dhe të tjerat janë në faze përfundimtare. Kompetentët presin tu ndihmohet qytetarëve dhe firmave të tejkalojnë periudhën e krizës.