DAP dhe ARS: Ulen tatimet për ndërmarrjet që ndihmojnë sportin

Rritet numri i ndërmarrjeve që mbështesin sportistët dhe inkuadrohen në zhvillimin e sportit. Nga DAP thonë se për ndërmarrjet që japin mjete për subjektet sportive , do të ulet tatimi i fitimit. Koncepti i sistemit të vauçerëve jep rezultate, madje edhe në kohën e krizës shëndetësore globale thonë nga DAP.

Marketing

“DAP kompanive ju mundëson mënyrë të shpejtë për të shfrytëzuar këtë masë. Bazuar në vauçerët e dhënë nga Agjensia për Rini dhe Sport ,ndërmarrjes shfrytëzuese e cila donon në fushën e sportit do t’i zvogëlohet tatimi i fitimit. Vetë të dhënat dëshmojnë rezultatet dhe efektet e shkëlqyera të sistemit vauçer. Procedura e donacionit është përcaktuara me rregullore dhe zhvillohet tërsisht në mënyrë elektronike përmes sistemit të DAP-it dhe tatimit , gjithashtu mundëson barazi dhe transparencë.”, tha Sanja Likarevska, drejtoresha e DAP

Mbështetja është e një rëndësie të veçantë për sportistët, klubet dhe federatat, thonë nga Agjensia për Rini dhe Sport.

“Përmes këtij sistemi sportistët, klubet dhe federatat kanë partnerë të sigurt për financimin e programeve të tyre. Kjo është e një rëndësie të veçantë për përparim dhe zhvillimin e tyre personal. Gjithashtu mundëson krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe arritjen e rezultateve të shkëlqyera sportive.”, tha Naumçe Mojsovski, drejtori i ARS-së.

Vitin e kaluar 601 kompani shpërndanë mbi 400 milionë denarë për 689 subjekte sportive në bazë të vauçerëve sportiv. Aktualisht ndërmarrjet financojnë 174 sportistë, 46 federata dhe 660 klube sportive.

Marketing