Drejtoria e të ardhurave publike filloi me pagesën e mjeteve financiare të qytetarëve të cilët kanë skanuar llogaritë fiskale nëpërmjet aplikacionit TVSH-ja IME për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020.
➡️Në tremujorshin e fundit të vitit 2020 janë skanuar 67 272 456 llogari fiskale, qarkullimi total është 33.398.562.346,00 denarë, ndërsa qytetarëve do t’ju kthehen rreth 382 milion denarë, respektivisht rreth 6,1 milion euro.
➡️ Projekti TVSH-JA IME të cilin Drejtoria e të ardhurave publike e filloi më 1 qershor të vitit 2019, po realizohet me sukses dhe me sukses po i arrin dy qëllimet kryesore: kthimi i mjeteve tek qytetarët dhe luftimin e ekonomisë gri.