DAP parandaloi mashtrim me kthim të TVSH-së nga tre tatimpagues dhe pesë furnizues të naftës

Drejtoresha për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska tha sot se kjo drejtori, parandaloi mashtrim me kthim të TVSH-së nga tre tatimpagues. Duke shpalosur detajet e këtij rasti gjatë brifingut të sotëm me gazetarët, Llukarevska tha se, për këto raste DAP ka dorëzuar paraqitje të shkruara me dëshmi në PTHP dhe MPB më 15 nëntor të vitit 2023, ndërsa në Drejtorinë për Polici Financiare më 1 dhjetor në vitin 2023.

Marketing

“Bëhet fjalë për tre tatimpagues dhe pesë furnizues. Nuk ka dëmtim të buxhetit sepse nëpunësit kanë parandaluar pagesa të kthimit të TVSH-së prej 160 milionë denarëve dhe për tatim të të ardhurave personale prej 19 milionë denarë” – tha Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it.

Llukarevska gjatë brifingut tha se, kanë zbatuar kontrolle te tre tatimpagues të regjistruar për kryerje të veprimtarisë tregti me naftë dhe derivate të naftës me shumicë dhe pakicë që kanë manipuluar me ligjin përmes ndryshimit të emrin dhe adresës së personit juridik, si dhe ndryshim të strukturës pronësore dhe drejtuese, pa pasur të punësuar të paraqitur, licenca adekuate nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, pompë të benzinës dhe magazinë, duke u shërbyer me fatura fiktive për shuma milionëshe.

“Tek rasti i parë i kontrolluar bëhet fjalë për parregullësi të konfirmuara në bazë të TVSH-së prej 79.350.190 denarë, në rastin e dytë prej 26.090.205 denarë, ndërsa në rastin e tretë për 54.676 milionë denarë. DAP-i ka zbatuar procedurë për pagesë të detyruar të tatimit të solidaritetit te tetë tatimpagues, te tetë prej tyre ka përfunduar dhe mbetet edhe një prej tregtisë me dru, material ndërtimor dhe pajisje sanitare, i cili duhet të paguaj edhe gjashtë milionë denarë” – tha Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it.

Përpos që kanë bërë evazion fiskal kanë ndryshuar edhe strukturën bazike, te njëri tatimpagues pronar është bërë një person nga Kroacia, ndërsa në rastin tjetër një shtetase nga Kosova.

Marketing