Lufta kundër ekonomisë gri vazhdon, vetëm, brenda dy vitesh mbi një miliard denar janë stornuar nga qarkullimi. Drejtoresha e drejtorisë për të hyrat publike në konferencën e sotme paralajmëroi ndryshime dhe plotësime – llogari të stornuar vetëm në pesëmbëdhjetë minutat e parë në verpimtari të caktuar.
Mosdhënia e llogarisë fiskale, shfrytëzimi i markerëve si zëvedësim i llogarive fiskale, mospasja e një sistemi fiskal rezerve, si dhe të dhëna të pakompletuara në librat e kontabilitetit, mospajtueshmëri midis qarkullimit me para të gatshme dhe të evidentuara, janë vetëm një pjesë e parregullsive dhe i mosrespektimit të akteve nënligjore në pjesën e parkimit me para në dorë, gjë që imponoi nevojat për ndryshime edhe në llogaritë e stornuara. Drejtoresha e drejtorisë për të ardhura publike Sanja Llukarevska theksoi se analizat e bëra në terren dëshmuan se mbi një miliard denar të llogarive të stornuara vetëm brenda dy vitesh gjë që na detyron të bëjmë ndryshime të reja që kanë të bëjnë me dhënien e obligueshme të llogarisë fiskale gjatë stornimit si dhe një kohë të kufizuar prej vetëm 15 minutash te pjesa më e madhe e veprimtarive.
“Parashihet përkufizim kohor vetëm prej 15 minutash për stornimin e llogarive për pije dhe ushqim në restorane, kafeteri, diskoteka, por edhe përcaktohet përkufizimi kohor prej vetëm 15 minutash për stornimin e llogarive edhe në bastore si dhe bashkëngjitja e llogarisë fiskale me llogarine e cila stornohet.” –tha Sanja Llukarevska.
Me llogaritë e stornuara nuk kanë mbetur imun edhe personat juridik të cilët sigurojnë shërbime mortore si edhe vendlarjet e automjeteve, sallonet e bukurisë, sallonet e ondulimit, luleshitësit. Restorantet, hotelet dhe veprimtari të tjera, ku gjithsej në 42 hotele janë bërë kontrollime më të hollësishme.