Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) u bën thirrje qytetarëve që deri në fund të muajit maj t’i kontrollojnë dhe paraqesin obligimet e tyre tatimore për vitin 2024. Qytetarët të cilët nuk janë të sigurt se i kanë rregulluar obligimet tatimore ndaj shtetit, kanë mundësi që ta vërtetojnë atë përmes portalit të DAP-it dhe t’i vërtetojnë ose përditësojnë të dhënat e tyre tatimore. Pas skadimit të afatit, subjekti juridik duhet t’i paraqes ato dhe nëse duhet t’i vërteton. Në rast se nuk plotësohen ose përditësohen, mund të ketë pasoja ligjore. /Alsat.mk