DAP: VMRO-DPMNE-ja nuk ka shlyer borxhin për fushatën e Siljanovskës

Inspektorët e Drejtorisë për të Ardhura Publike kanë konstatuar se VMRO-DPMNE ka borxh për fushatën e Gordana Siljanovskës edhe pse llogaria e e partisë për shlyerjen e faturave për zgjedhjet presidenciale ka qenë e mbyllur. Nga DAP-i theksojnë se kanë hetuar kompani nga të cilat opozita ka marrë bluza, kapela, stilografë, shkrepëse. VMRO-DPMNE-ja ka lidhur kontratë me kompaninë “Poliestrejd” dhe është dashur t’i paguajë mbi gjysmë milioni euro në afat prej dy muajsh. Ata kanë paguar vetëm 185 mijë euro, ndërsa tani detyrohen rreth 370 mijë euro. Kompania “Poliestrejd” mallin e ka prokuruar nga një kompani spanjolle dhe nga kompania “Mont” të biznesmenit Orce Kamçev ku ka borxh prej 320 mijë euro. Rastin e heton MPB-ja.

Marketing
Marketing