Dardan Molliqaj: Unë nuk u arrestova, por u mora peng

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj është liruar. Menjëherë pas kësaj ai në Pressing tha se ai ka qenë i marrë peng.

Marketing

“E para që mund të konstatoj është se unë kam qenë i marur peng”, tha Molliqaj.

“Pra unë jam marrë peng nga një polici e cila është dirigjuar me udhëheqje politike dhe pa urdhër të prokurorit unë jam arrestuar”, tha Molliqaj duke treguar dokumentin e procesverbalit.

Molliqaj u arrestua të martën në mbrëmje në oborrin e T7 ku ishte i ftuar në emisionin Pressing.

“Mua më kanë marrë vetëm sepse më kanë kundërshtar politik”, tha Molliqaj.