“Dardanët” darkojnë së bashku përpara ndeshjeve të tetorit

Lojtarët e kombëtares së Kosovës janë mbledhur sonte në një darkë së bashku.

Në fotografi shihen vetëm lojtarët, por jo edhe stafi tjetër i kombëtares, teksa kjo darkë vjen përpara ndeshjeve të tetorit.

Më 12 tetor, Kosova do të luaj kundër Lituanisë, ndërsa më 15 tetor, “Dardanët” e presin Qipron në “Fadil Vokrri”.

Kosovës i nevojiten pikë të plota në këto dy ndeshje, për ta vazhduar ëndrrën për të dalë e para në grup, ku aktualisht ka tri pikë nga dy ndeshje.

Marketing