Dardanët demolojnë Burkina Fason në miqësore – nis mbarë ‘epoka Giresse’

Kosova arriti fitore të thellë në miqësoren ndaj Burkina Faso.

Marketing

Kosova mposhti me rezultate të thellë 5:0 ekipin nga Afrika, Burkina Faso.

Ishte një ndeshje shumë e mirë nga kombëtarja e Kosovës, në çdo aspekt të lojës.

Serinë e golave e hapi Fidan Aliti në minutën e 4` te ndeshjes. Ishte minuta e 23` kur shënon një super gol sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani.

Pjesa e parë u mbyll me fitore 2:0 të Kosovës. Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë nga ‘Dardanët’.

Pas një kombinimi shumë të mirë të Edon Zhegrovës dhe Milot Rashica, topi shkoi te Mërgim Vojvoda, i cili shënoi për 3:0, në minutën e 52`të ndeshjes.

Burkina Faso mund të shënonte golin e parë, me anë të penalltisë, por ia mohoi Samir Ujkani.

Në minutën e 68` shënoi Milot Rashica për të thelluar epërsinë në 4:0.

Golin final e shënoi në debutim, Domgjoni në minutën e 75` të ndeshjes.

Vlen të përmendet forma e mirë e të gjithë ekipit në këtë ndeshje, por duhet veçuar Edon Zhegrovën, i cili pati një paraqitje fenomenale.

Kosova filloi mjaft mbarë epokën nën drejtimin e trajnerit të ri, Alain Giresse.

Miqësorja e dytë e Kosovës do të zhvillohet me 29 mars, në Cyrih ndaj Zvicrës.