Darka e Mbretit që i kushtoi Francës 475 mijë euro

Një darkë me karavidhe për Mbretin Charles i kushtoi Francës 475 mijë euro.

Marketing

Kështu është bërë e ditur në gjetjet e zyrës së auditorit francez.

Në shtator, presidenti Emmanuel Macron u sigurua që vizita e Mbretit Charles të shkojë në mënyrë perfekte.

Mysafirët e veçantë të Francës u shërbyen me karavidhe të kaltër, gaforre e dhjetëra lloje djathërash.

Por në raportin e tij vjetor të llogarive presidenciale, Cour des Comptes paralajmëroi se shpenzimet më të larta për pritjet shtetërore kishin kontribuar në lënien e buxhetit të tyre 8.3 milionë euro, shkruan BBC.

Nga paratë e shpenzuara për darkë, mbi 165 mijë euro ishin për katering dhe 40 mijë të tjera ishin për pije.

Festa ekstravagante, ku kishte të ftuar edhe shumë personalitete të famshme, ishte pjesë e agjendës tri-ditore të vizitës së Mbretit Charles, në Francë, me qëllim forcimin e aleancës mes dy vendeve.

Si rezultat i shpenzimeve më të larta, përfshirë edhe pritjet shtetërore, shpenzimet u rritën me 14% në krahasim me vitin e kaluar, tha zyra e auditimit.