Darka e msheftë e Mickovskit me Selën dhe Gashin

Lideri i ASH-së Ziadn Sela së bashku me Afrim Gashin e Alternativës, sonte kanë pasur një darkë pune me liderin e VMRO-së Hristjan Mickovskin. Ky bashkëpunim ka filluar që në zgjedhjet lokale në Gostivar ku sekretari i përgjithshëm Arben Taravari ka shprehur hapur koalicionin me VMRO-në dhe një bashkëpunim të tillë e vazhdoi Sela dhe Gashi ku muaj më parë kishin një konferencë të përabshkët. Edhe pse Lideri i ASH-së u sulmua deri në vdekje nga aktivist të VMRO-së, interesi politik si duket i ka bashkuar dy partitë politike ASH- VMRO.

Marketing

Nuk dihet ende nëse darka ka qenë një vazhdimin i një bashkëpunimi që në zgjedhjet lokale të dalin me një koalicion të përbashkët dhe kandidat të përbashkët.

Ndryshe zgjedhjet lokale janë në tetor të këtij viti ku partitë politike kanë nisur të kalkulojnë me emra të njohur publik në çdo komunë shqiptare./TS/