DASH: Gabriel Eskobar shpreson në diskutime produktive me përfaqësuesit politik në vend

Departamenti amerikan i shtetit ka deklaruar se zëvendës-ndihmës sekretari Gabriel Eskobar shpreson në diskutime produktive me përfaqësuesit politik në vend. Këtë qëndrim Departamenti amerikan e ka dhënë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.
“Eskobar udhëton në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale dhe për të vazhduar të forcojë partneritetin tonë me një aleat të vlerësuar të NATO-s. Ai pret me padurim diskutime produktive dhe të përbashkëta me udhëheqësit e qeverisë gjatë vizitës së tij, veçanërisht lidhur me integrimin e ardhshëm në BE dhe prosperitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor,” – Departamenti i Shtetit. /alsat.mk

Marketing