Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)n i ka dhënë një tjetër goditje ish-kryeministrti shqiptar Sali Berisha ne “Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës”.
Në raport thuhet se Berisha u mor i pandehur për korrupsion, pasi pasuroi familjen e tij, ndërsa përmend edhe njëherë faktin që ish-kryeminsitri është një person i shpallur non-grata nga SHBA.
Ndërkohë në raport përmendet që nën hetim është edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili po hetohet për “Dosjen Partizani”.
Gjithashtu në raport vlerësohet puna e bërë nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht nga SPAK.
“SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe sekuestrimet dhe kreu hetime financiare dhe pasurore paralele kur dyshonte për pasuri të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi pasuri me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi me arrestimet dhe sekuestrimin e pasurive të ish-zyrtarëve të lartë. Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të emëruarin sipas “Aktit të Aprovimeve për Operacionet e Jashtme dhe Programet e Ndërlidhura të Departamentit të Shtetit, 2021”, neni 7031(c), Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij. SPAK gjithashtu akuzoi dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompani të lidhura me korrupsionin“, thuhet në raportin e DASH.
Më tej në raport theksohet se Shqipëria duhet të vijojë zbatimin e reformës në Drejtësi dhe luftën pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e forcave të rendit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u përqendruar në korrupsion, pastrim parash dhe krime ekonomike komplekse. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e kodit penal të viteve 2016 dhe 2017“, thuhet në raport./Vizion/