DASH/Korrniza ligjore në rregull, problem korrupcioni

Korrupcioni mbetet një problem i vazhdueshëm për të bërë biznes në Maqedoninë e Veriut, megjithëse korniza ligjore është kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, vëren raporti për klimën e investimeve në Maqedoninë e Veriut për vitin 2020, të Departamentit amerikan i Shtetit.

Marketing

Sipas këtij raporti korniza e përgjithshme rregullatore e vendit mbetet komplekse dhe ndryshimet e shpeshta rregullatore ose ligjore, së bashku me interpretimet jo konsistente të rregullave, krijojnë një klimë të paparashikueshme biznesi të prirur ndaj korrupsionit.

“Sidoqoftë, mjedisi i përgjithshëm rregullator i vendit mbetet kompleks dhe ndryshimet e shpeshta rregullatore dhe ligjore, së bashku me interpretimet jo konsistente të rregullave, krijojnë një mjedis të paparashikueshëm biznesi të favorshëm për korrupsion. Qeveria në përgjithësi zbaton ligjin, por ka raporte të shumta që disa zyrtarë mbeten të përfshirë në aktivitete korruptive”. Gjithashtu sipas raporrtit vihet re se nuk ka një ligj që rregullon investimet e huaja, as ueb-faqe “njëspirtelëshe” që ofron të gjitha ligjet, rregullat, procedurat dhe kërkesat përkatëse të raportimit për investitorët.

“Shumë biznese që veprojnë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe disa nga Shtetet e Bashkuara, e kanë identifikuar korrupsionin si një problem në tenderët qeveritarë dhe gjyqësorin”.

Në raport gjithashtu thuhet se Qeveria e re, e zgjedhur nga Parlamenti në Gusht 2020, ndërmori masa për të përmirësuar klimën e investimeve në Maqedoninë e Veriut.

Në një përpjekje për të trajtuar korrupcionin, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupcionit ka nisur një numër hetimesh të lidhura me korrupcionin, përfshirë ato që përfshijnë zyrtarë të lartë.

Pandemia Covid-19 thuhet se i dha një goditje të rëndë ekonomisë së vendit dhe aftësisë së saj për të pranuar investime të huaja.

”Megjithëse përpjekjet e qeverisë për të orientuar prodhimin në gjërat e domosdoshme dhe për të kontrolluar çmimet që nga fillimi i pandemisë kanë përfunduar, kufizimet e lëvizjeve të njerëzve dhe një rritja e konsiderueshme e papunësisë kanë kufizuar konsumin dhe kanë ulur shërbimet për hapjen e bizneseve”, thuhet në raport.