Udhëheqja e një biznesi përgjithësisht është e lehtë në Maqedonin e Veriut ndërsa korniza ligjore është në përputhje me standardet ndërkombëtare, por korrupsioni vazhdon të jetë problem thuhet në raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas këti raporti zbatimi i ligjeve që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit momentalisht është i dobët dhe selectiv. Në Raport,gjithashtu thuhet se ka pasur akuza kredibile për korrupsion në polici, gjyqësor dhe shumë sektorë të tjerë.
“Komisioni aktual i Antikorrupsionit, i emëruar në shkurt 2019, ka rifilluar punën e tij pas miratimit të legjislacionit të ri anti-korrupsion në janar 2019, dhe ka qenë veçanërisht proaktiv që nga ajo kohë. Komisioni ka nisur një numër hetimesh të lidhura me korrupsionin, duke u përqëndruar në figura të larta politike, për nepotizëm të pretenduar dhe konflikt interesi,” thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Gjithashu Maqedonia e Veriut është kritukuar se nuk ka luftuar maftueshëm kundër tregtis me njerëz.
“Qeveria nuk i ka plotësuar standardet minimale në disa fusha kyçe. Qeveria ka ridestinuar mjetet për mbrojtjen e viktimave në përpjekjet për të përballur me pandeminë, me çka ka cënuar funksionimin e ekipeve mobile për identifikimin e viktimave në tregtinë me njerëz, si dhe sigurimin e strehimoreve për këto viktima. Policia nuk ka pajisje adekuate për gjetjen e viktimave, por as edhe pajisje për zbatimin e hetimeve proaktive. Zyra e Prokurorit Publik për Krim të Organizuar ka mungesë të mjeteve të domosdoshme, duke llogaritur personelin, të veprojë sipas rasteve që janë nën komptencë të saj.Përpjekjet joadekuate për identifikimin dhe korrupsionin I vënë në rrezik viktimat potenciale që të dënohen për akte që kanë qenë të detyruar ta kryejnë.”, thuhet në Raportin e DASH për RMV-në.
Sipas raportit, “Qeveria në përgjithësi zbaton ligjin, por ka raporte të shumta që disa zyrtarë mbeten të përfshirë në aktivitete korruptive”.