DASH: Korrupsioni i lartë dhe ndikimi në Gjyqësor shqetësues për RMV-në

Raporte për korrupsion serioz qeveritar, mungesë përgjegjësie për dhunën gjinore dhe familjare, sjellje jonjerëzore dhe mbipopullimi i burgjeve, dhunë dhe kërcënime për dhunë ndaj gazetarëve, dhunë ndaj komunitetit LGBT – janë disa nga vërrejtjet kyçe për situatën me të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut, në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit, njofton KlanM.

Marketing

Në këtë raport thuhet se edhe pse Maqedonia e Veriut ka ligj që parasheh dënime penale për korrupsion, megjithatë ekzistojnë funksionarë të implikuar në korrupsion.

“Qeveria mbetet punëdhënësi më i madh në vend, kurse OJQ-të deklaruan se roli dominues i qeverisë në ekonomi, krijon mundësi korrupsioni. Anketat publike vazhdimisht përmendin korrupsionin si një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve” – thonë nga DASH.

Raporti i DASH-it, sic percjell KlanM, tregon edhe për rastet e mungesës së pavarësisë gjyqësore dhe uljes së besimit në gjyqësor.

“Rastet e mosveprimit adekuat të gjyqësorit, presionet joadekuate politike dhe afariste ndaj gjykatësve, drejtësia e stërzgjatur si dhe financimi joadekuat dhe ekipimi I gjyqësorit vazhduan ta pengojnë efikasitetin e gjyqësorit dhe të ndikojnë në besimin e qytetarëve në sundimin e së drejtës” – thonë nga DASH.

Raporti i DASH-it, për situatën më të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut, sic percjell KlanM, ka përmendur edhe kushtet e vështira nëpër burgje, kushtet johumane dhe mbipopullimin e burgjeve dhe për personale të korruptuar nëpër burgje, si dhe policia ka keqpërdorur të paraburgosur dhe të burgosur dhe ndaj tyre ka ushtruar dhunë të tepruar.