DASH pret zgjidhje të çështjes së emrit

Në kohën kur Maqedonia dhe Greqia janë në fazën e fundit të bisedimeve apo para publikimit të marrëveshjes, ka arritur përkrahja edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. ShBA-të shpresojnë që palët kontestuese do të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dyja vendet.

Marketing

“Shpresojmë se liderët e Maqedonisë dhe Greqisë do të gjejnë zgjidhje të pranueshme të përbashkët për çështjen e emrit, që do të jetë në interes të integrimeve euroatlantike, prosperitetit ekonomik, paqes dhe stabilitetit rajonal”,- thuhet në komunikatën e Departamenti të Shtetit, të transmetuar nga Zëri i Amerikës.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Sanakopulos, ka ripërsëritur për mediat greke se nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk pranohet emër për përdorim të përgjithshëm dhe ndryshim i kushtetutës.

“Derisa nuk ka marrëveshje për gjithçka, nuk arrihet asgjë. Ashtu është në negociata. Por, atë që mund ta them me siguri të plotë është se “erga omnes” dhe ndryshimet kushtetuese janë shumë me rëndësi, respektivisht parakushte kryesore se mund të ekzistojë çfarëdo marrëveshje me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”,- thuhet më tej në komunikatë.

Ndërkohë, gazeta “Katimerini” shkruan se Republika Maqedonia Veriore është opsioni më serioz për zgjidhjen e kontestit të emrit.

“Në lojë janë edhe dy emra të tjerë nga pakoja e ndërmjetësit Nimic, por të dyja palët janë më afër marrëveshjes me emërtimin e ri, Maqedonia Veriore” – shkruan “Katimerini”.

Jozyrtarisht, palët kanë afruar qëndrimet, ndërkaq pas bisedës përmbyllëse mes dy kryeministrave, Zaev dhe Cipras, pritet të nënshkruhet marrëveshja në Prespë ditëve në vijim, para samitit të 28 qershorit të BE-së.

Marketing