DASH thirrje Serbisë për herë të dytë: Liro menjëherë 3 policët e Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë sërish thirrje Serbisë dhe Presidentit Vuçiç ditën e sotme, që të lirojnë menjëherë dhe pa asnjë kusht 3 policët e Kosovës që u rrëmbyen 3 ditë më parë në afërsi të kufirit.

Marketing

Zëdhënësi i DASH, Matthew Miller, thotë se ndalimi i 3 policëve për akuza të pakuptimta kanë përkeqësuar situatën, e cila prej kohësh vijon të jetë e tensionuar.

Ndër të tjera DASH I bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të zbatojnë planin 3-pikësh të prezantuar nga BE dhe gjithashtu të ulen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“I bëjmë thirrje Presidentit Vuçiç dhe Qeverisë së Serbisë që të lirojnë menjëherë dhe pa kushte 3 policët e Kosovës të arrestuar më 14 Qershor. Arrestimi dhe mbajtja e tyre të ndaluar për akuza të pakuptimta ka përkeqësuar situatën që tashmë është e tensionuar. Gjithashtu i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të zbatojnë planin 3-pikësh të prezantuar nga BE dhe të ulen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të DASH.

Kjo është hera e dytë që DASH i kërkon Serbisë të lirojë 3 policët e Kosovës.