Zv/sekretar i shtetit Xhon Sullivan pritet të zbresë në Shkup më 18 dhjetor me qëllim që t’i nxisë zyrtarët e lartë shtetëror të përshpejtojnë procesin e zbatimit të reformave dhe Marrëveshjes së Prespës.
Nga Departamenti Amerikan i Shtetit të cilët konfirmojnë vizitën e Sullivan në Shkup, shtojnë se bëhet fjalë për vizitën në nivel më të lartë të Departamentit të Shtetit që nga viti 2001. Zyrtari i lartë amerikan përveç Shkupit pritet të vizitojë edhe Sofjen e Sarajevën, ndërkohë që do të ndalet edhe në Bratisllavë, Vienë dhe Varshavë.