Dashtevski: KSHZ mund të funksionojë edhe me gjashtë anëtarë, por më mirë është të kompletohet

“KSHZ-ja mund të funksionojë me gjashtë anëtarë, por megjithatë është e dëshirueshme që Kuvendi të zgjedhë anëtarin e shtatë për të kompletuar përbërjen për një funksionim më të suksesshëm të KSHZ-së, si nga aspekti administrativ, organizativ dhe teknik”, thotë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Marketing

Ai tha se KSHZ-ja vazhdon me aktivitetet për realizimin e zgjedhjeve të dyfishta, veçanërisht ato do të intensifikohen pas shpalljes së zgjedhjeve, që pritet në mesin e shkurtit. KSHZ-ja është duke punuar edhe në pastrimin e Listës zgjedhore, organet zgjedhore janë plotësuar me personel.

Kthimi i bashkatdhetarëve, të dhënat e fundit mbi gjendjen në kufi
Këshilli Gjyqësor për ngjarjet në M-NAV: Gjykatat janë të lira të vendosin
Paris Saint-Germain planifikon një largim ‘paqësor’ për Mbappen
Macron zgjedh Gabriel Attal – ky i fundit bëhet kryeministri më i ri në historinë…
Sot iPhone-i mbush 17 vjet
Lexo më shumë

Personi i parë i organit më të lartë zgjedhor thotë se 800 milionë denarë është buxheti fillestar i KSHZ-së për zgjedhjet e dyfishta, por nëse paraqitet nevoja, Kuvendi mund të votojë për mjete shtesë. Vonesa e dhënies së dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues nuk do të jetë problem, sepse afati me gjasë do të shtyhet.

“Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it, në procedurën zgjedhore do të futen vetëm risi teknike, por nuk do të ketë ndryshime thelbësore në modelin e përfaqësimit në media dhe modelin zgjedhor. Mbetet edhe votimi me aparate biometrike identifikuese, pasi ka rezultuar mjaft efektiv në zgjedhjet lokale të vitit 2021”, shtoi kryetari i KSHZ-së.

Marketing