Dashtevski: Përgatitjet për zgjedhjet lokale, në kohë

Edhe pse ende nuk janë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përgatitjet për zgjedhjet lokale do të jenë në kohën e duhur siguron kreu i komisioni shtetëtor të zgjedhjeve, Aleksandër Dashtevski në një intervistë për MIA-n. Thotë se ekipet profesionale në Ministrisë e Drejtësisë për çdo ndryshim do kenë parasysh edukimin e anëtarëve të KKZ-ve dhe bordeve zgjedhore por edhe votimin me gjurma të gishtërinjëve.

Marketing

“Ka grupe pune profesionale në Ministrinë e Drejtësisë, ata janë të kujdesshëm se çfarë mund të bëhet, çfarë nuk mund të bëhet, çfarë është përparësi, çfarë jo. Ata do të vendosin me kujdes për të gjitha gjërat për të qenë në gjendje të zbatojmë me sukses procesin. Mendoj se ata do të sjellin vendime vetëm për gjërat më të nevojshme që do të ndihmojnë në lehtësimin e zgjedhjeve, gjërat e tjera do të lihen për më vonë, sepse periudha kohore është shumë e shkurtër. Në atë drejtim ne do të shkojmë për të ndihmuar dhe lehtësuar zbatimin e procesit zgjedhor, që nuk do të ndryshojë shumë për ne.”, tha Aleksandër Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Edhe këto zgjedhje thotë Dashtevski do të mbahen në përputhje me protokollet Covid-19, me përjashtim të periudhës së zgjatur të votimit, e cila u rregullua në zgjedhjet e kaluara me dekret të Qeverisë. Dashtevski dha detaje edhe për nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë gjermane “Dermalog”, e cila duhet të sigurojë terminalet e nevojshme për leximin e shenjave të gishtërinjve dhe sistemin për funksionimin e tyre dhe do të kujdeset për mirëmbajtjen e terminaleve për 4 cikle zgjedhore.