Dasma kthehet në tragjedi, rrufeja vret 17 të ftuar

Të paktën 17 të ftuar të një dasme kanë vdekur në Bangladesh pasi u goditën nga rrufeja.

Marketing

Katërmbëdhjetë persona të tjerë, përfshirë dhëndrin, u plagosën, ndërsa nusja shpëtoi pasi nuk ishte aty.

Festa po zhvillohej një varkë në qytetin buzë lumit Shibganj, duke u nisur drejt shtëpisë së nuses, kur ata u gjendën në mes të një stuhie.
vendasit thanë se disa rrufe goditën grupin.

Por ky nuk është rasti i parë fatal, pasi qindra njerëz në të gjithë Azinë Jugore vriten nga rrufetë.

Në vitin 2016, Bangladeshi shpalli goditjet nga rrufetë, një katastrofë natyrore, ku më shumë se 200 njerëz vdiqën vetëm në muajin maj, përfshirë 82 persona në një ditë të vetme.

Ekspertët thonë se shpyllëzimi ka luajtur një rol të madh në rritjen e numrit të goditjeve vdekjeprurëse të rrufeve për shkak të zhdukjes së shumë pemëve të larta.