Restorantet e dasmave jo deri në fund të vitit por edhe shumë më herët do të mund të organizojnë dasma , tha ministri Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp.
Bekteshi tha se më së voni deri nesër pritet të ketë protokoll të ri për objektet hotelierike.
-Sa i përket miratimi e protokollove të reja, në presim që sot ose më së voni deri nesër të kemi propozime të tilla dhe gjithsesi se do t’I miratojmë në Qeveri. Sa i përket objekteve hotelierike që organizojnë dasma do të duhet të presim propozimet dhe sugjerimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Jam i bindur se jo deri në fund të vitit por edhe shumë më herët do të fillojnë me punë edhe restorantet,- tha Bekteshi, ministër i Ekonmisë.