Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi, anëtari i kryesisë qendrore, Arafat Shabani, kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tearcës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Remzi Bajrami si dhe kryesinë e degës.
Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kandidat për kryetar të komunës të zgjidhet Daut Memishi
“Fitorja e Lëvizjes BESA në Tearcë do të mbaj vulën e rinisë. Kandidati jonë Daut Memishi me përkrahjen nga Kuvendi i Degës së Tearcës, por edhe nga mbarë rinia e kësaj ane, vërtetojnë përfundimisht fitoren e padiskutueshme të Lëvizjes BESA!” ka shkruar Bilall Kasami