Dauti: 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, fryma e saj mbetet e rëndësishme edhe për të ardhmen
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, ka marrë pjesë në aktivitetin kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar rëndësinë e saj për ndërtimin e një shoqërie më të barabartë, më të qëndrueshme dhe më të integruar.
Përmes një postimi në Facebook, Dauti bëri të ditur se ishte pjesë e panelit kushtuar së ardhmes së Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimit të paqes së qëndrueshme.
“25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit – një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi rrugëtimin e vendit tonë drejt një shoqërie më të barabartë, më të qëndrueshme dhe më të integruar”, shkroi Dauti.
Ai vlerësoi se diskutimet e tilla rikujtojnë rëndësinë e respektimit të frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimit të bashkëjetesës.
Sipas Dautit, këto parime mbeten të rëndësishme jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen e vendit. / Aktuale.mk
