Dje ne ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministrja Radmilla Shekerinska Jankovska dhe drejtori ekzekutiv i Dauti Komerc, Xhemail Dauti, kishin takim të përbashkët dhe në mënyrë solemne pranoi vendimin për regjistrimin e kompanisë Dauti Komerc ne regjistrin për prokurime publike për nevojat dhe tregun e NATO-s.
Kjo arritje në radhë është një legjitimitet i veçantë për zhvillimin e kompanisë, konceptin e punës, dhe implementimin e sigurisë në strukturat organizative në Dauti Komerc.
Falënderojmë menaxhmentin e kompanisë dhe sektorin për shitje në prokurime publike për arritjet dhe suksesin e treguar, si dhe Ministrinë e Mbrojtjes për përkrahjen sistematike dhe besueshmërinë e treguar.
Vazhdojmë me suksese…