Dauti Komerc ndihmon komunen e Shuto Orizares

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Dauti Komerc”,Xhemail Dauti, ka pritur në takim kryetarin e komunës së Shuto Orizares,Kurto Dudush. Gjatë këtij takimi u diskutua për disa projekte të inicuara, por me theks të veçantë ndërtimi i një kuzhine popullore në komunën e Shuto Orizares.

Marketing

Drejtori i kompanisë, Xhemail Dauti si nikoqir i këtij takimi, gjatë zhvillimit të bisedës ndoqi me kujdes të veçantë prezentimin e detajuar të kësaj iniciative dhe vendosi që ta prakrahë pjesërisht duke e ndihmuar Komunën e Shuto Orizarit nëpërmjet Fondacionit Albiz.

Dauti Komerc është dëshmuar si kompanin me përgjegjsi shoqërore duke mbështetur projekte të këtij lloji dhe në përgjithsi projekte që kontribojnë në përmirsimin dhe avansimin e gjendjes shoqërore.