“Dauti Komerc” përmbyll me sukses vitin 2019

Kompania Dauti komerc,ka përmbyllur vitin 2019 me një sukses të jashtëzakonshëm si në aspektin e investimeve kapitale ashtu edhe në ritjen e zhvillimit ekonomik, me këtë rast në hapësirat e kësaj kompanie u organizua takimi i fundit ku u shpalosën raportet dhe rezultatet e punës së kompanisë, me çrast të gjithë të punësuarit dhe stafi menaxhues që ishin pjesë e këtij procesi të prekin rezultatet e punës.Në këtë takim të fundit për këtë vit bordi i drejtorëve ka prezantuar rezultatet financiare për vitin 2019 duke i karahasuar me ato të vitit të kaluar me çrast u regjistrua ritje në krahasim me vitin 2018.
“Duke marë parasyshë mendimet dhe qëndrimet e të gjithëve në këtë shoqëri akcionare ky vit që po shkon paraqet një vit me plotë sfida por edhe me rezultate të mjaft të kënaqshme për gjithë kompaninë. Në këtë takim të fundvititpërveç sukseseve dhe punës për vitin 2019, u prezantua edhe planet afatgjate dhe aftashkurtëra për ndryshimet në asortimentin e produkteve si dhe politikat e funksionimit të kompanisë.”,thuhet në kumtesën e kësaj kompanie. Gjatë këtij takimi gjithashtu theks i veçantë u vendos në strategjinë e funksionimit të kompanisë për përmirësimin e kushteve të punës, përforcimin me kuadro të reja si dhe ritjen e nivelit konkurent për vende të reja pune në treg.
Kompania Dauti Komerc, ka përmbyllur vitin 2019 me një sukses të jashtëzakonshëm me një ritje konstante në krahasim me vitin 2018,si dhe me disa investime kapitale në ritjen e kapaciteteve të saja në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.

Marketing