Kompania “Dauti Komerc” e përfaqësuar nga themeluesit e saj Xhmail Dauti dhe Hamim Dauti ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtarë të logjistikës dhe transportit e cila po mbahet në Zurich te Zvicrës. Në këtë panair janë prezantuar mundësitë dhe risitë që ofron logjistika dhe transporti në zhvillimin e biznesit.
Gjatë kësaj vizite ata kanë realizuar takime dhe kanë shkëmbyer përvoja me kompani të mëdha botërore si dhe janë njoftuar me të gjitha risitë dhe trendet bashkëkohore nga lëmia e transportit dhe logjistikës. Gjatë këtij panairi themeluesit e kompanisë, kanë realizuar dhe vizita studimore dhe konsulore me ekspertë zvicerian në sferën e logjistikës, ndërsa kanë shqyrtuar edhe mundësinë për shfrytëzimin e robotëve, respektivisht robotikës në logjistikë dhe inkuadrimin e tyre në kompaninë “Dauti Komerc”.
Ky panair ndërkombëtar nga fusha e transportit, logjistikës dhe distribuimit, është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e ofertës së plotë dhe shërbimeve të kompanisë Dauti Komerc dhe Dauti Transport-shped, e cila që nga viti 2003 ofron shërbime transporti dhe logjistikë jo vetëm në Maqedoni por edhe në mbarë Evropën dhe është një ndër kompanitë më me renome jo vetëm në vendin tonë por edhe në mbarë rajonin.
Në këtë panair , përveç themeluesve Xhemail dhe Hamim Dauti, ishte i pranishëm edhe drejtori i logjistikës në këtë kompani, Goce Bllazhevski.