Kompania Dauti Komerc, është shpallur kompania më e suksesshme shqiptare në
Maqedoninë e Veriu. Në manifestimin i cili u organizua për të dhjetën herë në nën
organizim të Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore kjo kompani është
shpallur fituese për vitin 2019. Në këtë event të pranishëm ishin kreu shtetërorë,
Kryeministri Zoran Zaev, Kryetari Parlamentit Talat Xheferi ,ministra, mysafir nga
Shqipëria dhe Kosova. Ky manifestim i cili është shndërruar në tradicional bën
përzgjedhjen e kompanive më të suksesshme për çdo vit ndërsa përzgjedhja e
kompanive më të suksesshme bëhet në bazë të disa kritereve siç janë: qarkullimi
vjetor, neto fitimi, numri i të punësuarve, investimet dhe kthimi i kapitalit.
Kryeministri Zaev në fjalimin e tij i inkurajoi kompanitë të vazhdojnë me planet për
ciklin e investimeve në kapitalin njerëzor dhe së bashku, siç tha, me institucionet
kompetente t’i tejkalojnë sfidat e pandemisë globale. “Sektori privat ka rol të
rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës dhe të ardhurave për qytetarët.
Shtesë, edhe përmes inovacioneve të vazhdueshme të cilat sjellin produkte të reja
dhe shërbime në treg, ndërsa me këtë edhe vlerë të shtuar”, theksoi Zaev.
Ministri i financave, Fatmir Besimi na fjalimin e tij tha se në kushte të krizës, kur kompanive u duhet kapital i freskët, sigurim i kapitalit të lirë, është mënyra më e mirë t’u ndihmohet për ta përmirësuar likuiditetin dhe konkurrencën e tyre në një treg të huaj.“Ne jemi këtu me ju për t’ju mbështetur në rrugën derisa po hapëroni nëpër këtë krizë. Jemi
duke u ballafaquar me një rrethim global që e shënon një pasiguri e madhe. Por,
besoj se, me masa të duhura dhe politika të orientuara drejt mbështetjes së rritjes
së qëndrueshme dhe inkluzive, do t’i qasemi kësaj sfide në mënyrën e duhur dhe
do ta shfrytëzojmë këtë moment si mundësi për të shkuar përpara. Me siguri nuk
do të jetë e lehtë, por do të bëjmë gjithçka për ta bërë të pamundurën – të
mundur”, tha Besim.
Pas kompanisë Dauti Komerc, u radhit kompania Alma-M, çmimin e tretë
kompania Pofix, çmimin e katërt kompania Bas Tuti Fruti dhe çmimin e pestë
kompania Kipper. Kompania AK-INVEST morri çmimin si kompani me rritje më të
shpejtë, Qendra Edukative REA fitoi çmimin si kompani e udhëhequr nga një grua
ndërsa kompania Knauf Radika merr çmimin e kompanisë me partneritet të
sukseshëm.
Ky është suksesi i radhës i kompanisë Dauti Komerc, e cila tanimë është një
kompani e etabluar si në Maqedoni ashtu edhe në rajon, gjatë dhjetë viteve të
fundit kjo kompani është radhitur në top 5 e kompanive më të suksesshme
shqiptare. Kompania Dauti Komerc, është themeluar në vitin 1990 si një biznes
familjarë, ndërsa sot është një ndër kompanitë më prestigjioze në vend e cila
veprimtarinë e vet e ka shtrirë në më tepër vende të rajonit, Shqipëri, Kosovë dhe
Mal të Zi.