Dauti: Nuk pranojmë urdhëra nga kryeministri, ai le të urdhërojë VLEN-in!

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale nga radhët e Frontit Europian, Ilire Dauti edhe një herë ka shprehur refuzimin për të thirrur mbledhje ku do të diskutohej për të ashtuquajturin Ligji i Branitellave. Ajo ka reaguar pasi edhe sot kryeministri Mickoski ka bërë thirrje për zhbllokimin e procedurës parlamentare për këtë çështje.

Marketing

“Urdhëra nuk pranojmë nga askush. Urdhërëfyes të vetëm e kemi popullin dhe zotimet tona. Kryeministri duhet ta dijë se pushteti ekzekutiv nuk ka të drejtë të ndërhyjë në pushtetin legjislativ, aq më pak kryeministri. Është e kundërta, Kuvendi mund t’u jap urdhëra funksionarëve qeveritarë. Po e përsëris, për sa kohë nuk ofrohet zgjidhje e përgjithshme që trajton palët në mënyrë të barabartë, nuk do ta vendos atë pikë në rend dite. Pra, urdhëra te ne jo, ruajini për te VLEN”, ka shkruar Ilire Dauti. /SHENJA/

Marketing