“Dauti-TransportShped” ka blerë kompaninë kroate “The Jag Corporation”

Kompania “Dauti-TransportShped”-Shkup, ka blerë kompaninë me veprimtari të transportit ndërkombëtar “The Jag Corporation” DOO, me seli në Varazhdin të Kroacisë.

Marketing

“Dauti-TransportShped”, kohë më parë aktivitetin e saj në sferën e transportit ndërkombëtar e zgjeroi në vendet ballkaninike, si në Shqipëri, ku nga atje funksionon dhe e zhvillon veprimtarinë afariste.

Qëllimi i blerjes së kompanisë është që të jemi dominantë edhe në tregun e Bashkimit Evropian, ku Bordi i Aksionerëve vendosi që ta blejë kompaninë “The Jag Corporation” DOO, me seli në Varazhdin të Kroacisë.

“Dauti-TransportShped” është kompani e specializuar për transport ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve të transportit të mallrave, në komunikacionin rrugor.

Marketing