Dauti: Zgjidhja e çështjes së emrit, pozitivisht do të ndikojë për investime të reja

Njohje me punën dhe gjendjen në Zonën zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) – Tetovë ishte qëllimi kryesor i vizitës dhe takimit të sotëm të parë e ministrit pa portofol i angazhuar për Investime të Huaja Bardhyl Dauti me një pjesë të udhëheqësisë së ZZHTI Tetovë i kryesuar nga drejtori Arben Halili.

Marketing

“Dëshirova të në vendin e ngjarjes të marrë informata për interesin e investuesve potencialë për ZZHTI Tetovë, si dhe për gjendjen me kompanitë ekzistuese që punojnë këtu. Institucionet shtetërore mbeten të përkushtuar për ndihmë të plotë për lehtësim të investimeve të reja në këtë zonë që do të kontribuojë për punësim më të madh dhe zhvillim”, tha Dauti.

Ai theksoi se stabiliteti politik është tregues kyç për rritje të investimeve nëpër zonat në Maqedoni.
“Si Qeveri punojmë intensivisht për tejkalim të atmosferës së keqe politike që ekziston për momentin rreth çështjes së problemit me emrin. Sa më shpejtë tejkalohet kjo gjendje aq më pozitivisht kjo do të ndikojë për investime të reja jo vetëm në ZZHTI Tetovë por edhe në përgjithësi në Maqedoni”, deklaroi Dauti.

Nga ana e tij drejtori i ZZHTI Tetovë Arben Halili informoi për investimin e ri të kompanisë që do të punojë me përpunim të qelqit.

“Kompania Las Pleks paralelisht me punimet ndërtimore për objektin në ZZHTI Tetovë tanimë i ka edhe punësimet e reja gjegjësisht ka punonjës në trajnim. Paralajmërimet janë se për rreth 5 deri në 6 muaj kjo kompani do të fillojë me punë”, tha Halili.

Ai informoi se në bisedat e sotme me ministrin e Investimeve të Huaja Dauti, e ka informuar për punën katërvjeçare në zonë dhe transparencën e tyre edhe ndaj investuesve të huaj dhe atyre vendorë. Konkluzion i përbashkët i bashkëbiseduesve ka qenë se duhet të ketë edhe sistemim të barabartë të investuesve të interesuar nëpër zonat në shtet me qëllim që të gjithë rajonet të fitojnë mundësi të njëjtë për zhvillim, investime të reja dhe rritje të punësimit.