David Beckahm, futbollisti më i fundit që i bashkohet “Sallës së Famës”

14:20 | 20 Maj 2021

Marketing

Legjenda e Manchester Unitedit, David Beckham është futbollisti i shtatë që bashkohet në “Sallën e Famës”.

Alan Shearer, Thierry Henry, Eric Cantona, Roy Keane, Frank Lampard, Dennis Bergkamp dhe tani David Beckahm bëjnë pjesë në “Sallën e Famës”, transmeton lajmi.net.

Beckham në Premierligë ka zhvilluar plotë 264 ndeshje duke realizuar 62 gola dhe dhuruar 70 asistime, derisa ka fituar gjashtë tituj.

“Është nder për mua të përfshihem në Sallen e Famës në Premierligë, pranë gjithë këtyre legjendave të ndeshjeve dhe ligave”.

“Premierliga ishte pjesë e rëndësishme e karrierës dhe jetës dhe jam i lumtur që njihem pranë këtyre ikonave që kam luajtur, garuar dhe shikuar”, deklaroi ai./Lajmi.net/