David Beckham mbi 12 orë në radhë për të bërë nderime për Mbretëreshën Elizabeth II

Ish-futbollisti i Anglisë, David Beckham, ka bërë nderimet e tij për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II pasi ka pritur më shumë se 12 orë në radhë.

Marketing

Ish-ylli i Manchester United, i cili është vlerësuar dhe nga Mbretëresha në 2003, tha se ka ndarë ushqime dhe pije me qytetarët të tjerë që iu bashkuan në radhë në Londër rreth orës 2 të mëngjesit.

“Të gjithë duam të jemi këtu së bashku”,- tha ai.

Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë radhën në Westminster Hall duke mbajtur telefonat e tyre në ajër për të kapur një foto të ish-futbollistit 47-vjeçar ndërsa ai priste të bënte nderimet e tij.

Disa ishin aq të zënë me përpjekjen për të shkrepur një foto të ish-futbollistit, sa harruan të vazhdonin të ecnin përpara me radhën.

Vet, Beckham ka thënë për Sky Neës se ka qenë në radhë për më shumë se 12 orë për të bërë nderime për Mbretëreshën e ndjerë.

Edhe pse disa, duke përfshirë edhe deputetë, kanë mundur të futen pa radhë për të parë arkivolin e Mbretëreshës, duket se Beckham ka zgjedhur të qëndroj në radhë si pjesa tjetër e qytetarëve.

Marketing