David de Gea në shënjestrën e Real Madrid

Skuadra e Real Madrid është e interesuar që të nënshkruajë kontratë me portierin David de Gea.

Marketing

Së shpejti futbollisti 28 vjeçar pritet që të bëhet një agjent i lirë dhe skuadra spanjolle dëshiron që ta shfrytëzojë këtë mundësi, shkruan Goal.

Kontratës së De Geas në Manchester United do t’i skadojë afati në vitin 2020 dhe duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, futbollisti në fjalë do të jetë i lirë të nënshkruajë kontratë me ndonjë skuadër tjetër.

Marketing