David Luiz refuzon ofertat

Mbrojtësi i Chelsea-s, David Luiz, si duket dëshiron që të mbetet te Chelsea pasi që ka refuzuar ofertat që i kanë ardhur nga Brazili dhe Katari.

Marketing

Luiz po i afrohet fundit të kontratës së tij dhe ende nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta zgjasë qëndrimin e tij në Stamford Bridge, sipas Goal.

Përfaqësuesi i Brazilit ishte kthyer te ky klub më 2016 pasi ishte larguar nga Paris Saint-Germain gjatë vitit 2011.