Marrëveshja për një koalicion opozitar, nuk është duke u arritur sepse po shihen dallime shumë të mëdha mes njëra tjetrës, sidomos në mes Besës dhe Alternativës. Edhe pse Alternativa nuk po pranon koalicion trepalësh, ASH ende nuk po e qartëson pozicionin se me cilën parti do të shkoj. Siç shkruajnë medium të ndryshme, ASH është më afër të arrij koalicion e Alternativën e Gashit sesa me Besën e Bilall Kasami.
Tetovasot sipas burimeve të besueshme, ka siguruar informarcione se joshja e ASH-së për koalicion me Alternativën, burimin e ka më të thellë. Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për ndërhyrje nga jashtë, konkretisht për Ahmet Davutogllun, i cili është mik i afërt i Adnan Ismailit. Gjithashtu, siç mësohet se fushatën e këtij koalicioni do ta financojë Ahmet Davutogllu nëpërmjet Adnan Ismailit.
Zvarritja e mos dakordësisë për koalicionin po dërgon ujin në mullirin e BDI-së, duke dëshpëruar elektoratin shqiptarë./ts.mk/