De Biasi: E pabesueshme, në Zyrih isha krah Vokrrit!

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili mbante detyrën e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Marketing

61-vjeçari përmes një postimi prekës, kujtoi se vetëm pak ditë më parë kishte ndjekur në Zyrih miqësoren mes Shqipërisë dhe Kosovës, pikërisht krah Vokrrit.

Sot, në orën 17:00, në Prishtinë, do t’i jepet lamtumira e fundit njeriut që dha kaq shumë për futbollin e Kosovës, fillimisht si futbollist, duke rritur imazhin e vendin, e më pas si president i federatës, duke lobuar për njohjen ndërkombëtarisht të këtij institucioni.

Marketing