De Biasi: Po shkruaj libër për Shqipërinë

Gianni De Biasi nuk dëshiron ta harrojë kurrë eksperiencën e tij te kombëtarja shqiptare dhe për këtë arsye ka vendosur të shkruajë një libër për aventurën e tij kuqezi. Italiani e ka zbuluar këtë në një intervistë për gazetën spanjolle Marca.

Marketing

“Po shkruaj në këto ditë historinë time me Shqipërinë futbollistike, po shkruaj dhe jam te kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë”, tregoi ish-trajneri i kuqezinjve i cili me siguri ka shumë për të treguar për ate eksperiencë unike në stolin e kombëtares”.
Ndërkohë ai ka zbuluar gjithashtu se ka qenë pranë stolit të një kombëtareje europiane, por nuk ka arritur të firmosë dot pasi gjithçka u ndal për shkak të koronavirusit, megjithatë De Biasi shtoi se firma mund të vijë kur situata të normalizohet.