De Bruyne rrezikon pjesëmarrjen në Euro 2020, theu hundën

Kevin De Bruyne u largua me lot në sy nga finalja kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Mesfushori belg u dërgua menjëherë pas ndeshjes në spital, pasi kishte pësuar frakturë në hundë.

Belgu shkroi në Twitter që ndihet mirë pas intervenimit, megjithatë duke qenë se kanë mbetur më pak se dy javë deri te Euro2020, ai rrezikon pjesëmarrjen me Belgjikën.

Kombëtarja që udhëheqet nga Roberto Martinez debuton kundër Rusisë më 12 qershor.

Marketing