Portieri i Manchester United, David de Gea, ka thënë se është i entuziazmuar për sezonin 2022-2023 përkundër një sezoni mjaft të vështirë të ekipit të tij.
“Djajtë e Kuq” e përfunduan sezonin e tyre me një humbje 1-0 nga Crystal Palace të dielën pasdite, e cila ishte humbja e 12 nga 38 ndeshjet e tyre në ligë në sezonin 2021-2022.
Si rezultat, trajneri i ri Erik ten Hag do të udhëheqë Man United në fazën e grupeve të Europa Ligës, në sezonin e tij të parë në “Old Trafford”.
Duke folur pas humbjes në Palace, De Gea ka thënë se është i emocionuar për të luajtur nën urdhrat e Ten Hag dhe portieri shpreson që klubi të nënshkruajë me lojtarë me karakter të fortë këtë verë.
“Nuk mund të pres. Jam i emocionuar për sezonin e ardhshëm, trajner i ri, lojtarë të rinj. Shpresojmë se do të përmirësohemi për ta vendosur Manchester United në një pozicion më të mirë. Duhet të kemi besim në të ardhmen”, ka thënë spanjolli, përcjell lajmi.net.
“Menaxheri dhe stafi i ri tashmë janë në kërkim të lojtarëve të rinj. Shpresojmë që ata të sjellin lojtarë të mirë me karakter të forte”
De Gea gjithashtu ka dhënë një porosi për disa prej lojtarëve të pakënaqur të klubit.
“Ata që duan të qëndrojnë, qëndrojnë në klub. Ata që nuk duan të qëndrojnë dalin jashtë. Ju nuk duhet të qëndroni këtu,” tha 31-vjeçari.
Kontrata e De Geas me ‘Djajtë e Kuq’ skadon në fund të sezonit të ardhshëm, edhe pse ekziston mundësia e zgjatjes së marrëveshjes edhe për 12 muaj të tjerë.